Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga data 16 qershor 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në spital, me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe personelin mjekësor.
Sipas njoftimit të dhënë nga spitali, hyrja nga dera e emergjencës do të ndalohet për të gjithë vizitorët. Ajo do të mbetet e hapur vetëm për pacientët urgjent dhe nëse është e nevojshme, për një përcjellës, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë, vizitat do të lejohen vetëm gjatë orarit të caktuar dhe vetëm përmes hyrjes së bllokut kirurgjik ose hyrjes së bllokut internistik. Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 13:00 deri në 14:00 dhe në mbrëmje nga ora 21:00 deri në 21:30.
Jashtë këtij orari, hyrja e vizitorëve nuk lejohet, përveç në rastet kur është i nevojshëm një përcjellës për pacientët e shtruar. /Gazeta Shneta/




