Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë: Performanca dhe shërbimet shëndetësore të ofruara sipas raportit të vitit 2024

Lajme 20/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.

Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë.

Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Vushtrrisë.

Në periudhën janar-dhjetor 2024, nga përmbledhja e indikatorëve të performancës së spitalit. Burimi: ShSKUK
  1. Shfrytëzueshmëria e Shtretërve (BOR) – 56%
  2. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital (ALOS) – 4 ditë
  3. Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit

– Spitali trajton mesatarisht 270 pacientë të shtrirë në muaj, me një total prej 1,078 ditë të shërimit.

  1. Shërbimet diagnostike dhe laboratorike

– Shërbimi laboratorik: 5,690 parametra laboratorik në muaj.

– EKG-ja (844/muaj) dhe Ultrazëri (586/muaj).

– CT-ja me 89 skanime në muaj.

  1. Intervenimet mjekësore

– Operacionet, me mesatarisht 98 operacione në muaj.

– Rentgeni me 435 skanime në muaj.

  1. Lindjet dhe lindjet me CS (prerje cezariane)

– Spitali ka një numër të vogël lindjesh, me mesatarisht 9 lindje në muaj, nga të cilat 3 janë me prerje cezariane.

  1. Shërbimet kardiologjike

– Ekokardiografia, me mesatarisht 37 ekzaminime në muaj.

– Stres-testi dhe Holter kardiaku përdoren në nivel minimal.

Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

Në periudhën janar-dhjetor 2024, nga përmbledhja e indikatorëve të performancës së spitalit. Burimi: ShSKUK
  1. Kapaciteti dhe shfrytëzimi

– Numri total i shtretërve: 63

– Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve: 56%

– Reparti me shfrytëzimin më të lartë të kapaciteteve: Pediatria (76.9%) dhe Kirurgjia (67.9%)

– Reparti me shfrytëzimin më të ulët të kapaciteteve: Gjinekologjia (21.6%)

  1. Numri i pacientëve dhe ditët e shtrimit

– Numri total i pacientëve të shtrirë: 3,235

– Ditët totale të mjekimit: 12,935

– Mesatarja e qëndrimit të pacientëve në spital: 4.0 ditë

– Reparti me qëndrimin më të gjatë: Interno (7 ditë)

– Reparti me qëndrimin më të shkurtër: Urgjenca-Kujdesi Intensiv (2.1 ditë)

  1. Aktiviteti kirurgjikal dhe vizitat

– Numri i operacioneve: 1,173

– Reparti me më shumë operacione: Kirurgjia (1,130 operacione)

– Numri i rioperimeve: 5

– Numri i vizitave ambulatore: 54,290

– Reparti me më shumë vizita ambulatore: Pediatria (21,084 vizita)

  1. Numri i vdekjeve

– Numri total i vdekjeve: 47

– Reparti me numrin më të lartë të vdekjeve: Interno (36 vdekje).

– Reparti me numrin më të ulët të vdekjeve: Kirurgjia (5 vdekje). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVatikani sjell detajet e fundit nga gjendja shëndetësore e Papa Françeskut
Artikulli i rradhës Kanceri i kolonit lidhet me rrezikun e rritur të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.