Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 5 aparatura të dializës dhe 1 aparat të EKG-së.
Donacioni u dhurua nga Shoqata Humanitare ‘”Qëndresa Kosovare SHEK”, të cilat do të ndihmojnë për kryerjen e shërbimeve për pacientët nga Komunat Pejë, Deçan, Klinë e Istog që e kanë jetike kryerjen e dializës.
“Falënderim për Donacion! Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar sot si donacion 5 aparate të Dializës dhe 1 aparat të EKG-së nga Shoqata Humanitare Qëndresa Kosovare SHEK. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh falënderim të thellë për Shoqata Humanitare Qëndresa Kosovare SHEK dhe Krye imamin e Pejës Mulla Enes Goga për këtë donacion tepër të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve për pacientët nga Komunat Pejë, Deçan, Klinë e Istog që e kanë jetike kryerjen e dializës.”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan që çfarëdo mënyrë që ky donacion të vije në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, e që padyshim që ky veprim i tyre tepër human është motiv shtesë për Personelin tonë në kryerjen e shërbimeve ndaj pacientëve”, thuhet tutje. /Gazeta Shneta/