Për renovimin e njësisë së Radiologjisë, Laboratorit dhe disa reparteve Spitali Rajonal në Prizren ka nënshkruar kontratë në vlerë 128,831,32 euro.
Autoriteti Kontraktues kontratën e ka nënshkruar me kompaninë “Termomontimi”.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, Operatori Ekonomik do të bëjë demolimin e mureve për krijimin e hapsirave të reja, demolimin e dritareve në hyrje të Laboratorit, demolimi i pllakave të dyshemesë dhe Estrihut deri në pllakën e themelit.
Nga këto punime pritet të bëhen punime të shtresës hidroizoulese “Kondor” në dyshemen e objektit në mënyrë që të eleminohet lagështia e krijuar. Punimi i mureve të reja nga pllaka gipsi “Knauf”. Renovimi i plotë i banjove me hidroizolim të ri, pllaka të reja qeramikës, lavaman, WC guaske.
“Për shkak të lagështisë dhe të krijuar nga toka kemi ulje dhe thyerje të qeramikës së dyshemesë dhe krijim të lagështisë në mure”, thuhet në përshkrimin e lëndës së kontratës ndërsa përmes punimeve pritet të eleminohet ky problem.
Kriter për dhënien e kontratës ka qenë cmimi më i ulët. /Gazeta Shneta/





