Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht projekti për renovimin e plotë të ndërtesës spitalore nr. 3, ku aktualisht janë të vendosura repartet e Pediatrisë dhe Internos.
Ky institucion shëndetësor ka njoftuar që me qëllim të zhvillimit të sigurt të punimeve dhe ruajtjes së mirëqenies së pacientëve e personelit, spitali ka bërë rindarjen e përkohshme të repartëve si më poshtë:
Reparti i Pediatrisë është transferuar në repartin e Gjinekologjisë.
Reparti i Internos është zhvendosur në repartin e ORL-së.
Reparti i ORL-së është transferuar në repartin e Oftalmologjisë.
Sa i përket pacientëve të Pediatrisë, spitali ka njoftuar se:
Gjatë ditëve të punës, nga ora 07:00 deri në 15:00, vizitat mjekësore dhe specialistike do të kryhen në ambulancën specialistike pediatrike, e vendosur në hapësirat e ambulancave specialistike.
Pas orës 15:00, si dhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, vizitat do të zhvillohen në repartin e Gjinekologjisë, ku përkohësisht është vendosur reparti i Pediatrisë (hyrja nga shkallët ndihmëse, pranë laboratorit).
Spitali ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë periudhës së renovimit, duke theksuar se ky projekt synon përmirësimin e kushteve dhe cilësinë e shërbimeve për pacientët./Gazeta Shneta/




