Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin vjetor të punës së Njësisë Koronare për vitin 2023.
Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar janë trajtuar 1 mijë pacientë në këtë repart.
Përveç kësaj, raporti tregon se janë kryer gjithsej 1 mijë e 430 vizita specialistike, 1 mijë 560 konsultime dhe shërbime të tjera shëndetësore.
Ky rezultat reflekton përpjekjet dhe angazhimin e ekipit mjekësor në ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve të specializuara në këtë institucion shëndetësor./GazetaShneta/




