Spitali “Millenium” në Prishtinë ka njoftuar se gjendja e pacientëve është e mirë, pas lajmit se në këtë institucion ka shpërthyer një zjarr.
Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se janë djegur disa kabllo, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të.
“Mbrëmë rreth orës 20:50min në një aneks të spitalit erdhi deri të djegia e disa kabllove dhe përhapje e tymit për rreth aneksit. Nuk ka të lënduar dhe gjendja e pacientëve është stabile. Me kohë janë marrë të gjitha masat e sigurisë për pacientë, personel dhe objektin spitalor. Mënjëherë janë njoftuar zjarrëfikësit dhe policia. Puna në spital vazhdon në të njejtën dinamikë si më pare”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Gazeta Shneta/