Spitali Leishenshan në Wuhan ishte një nga spitalet e ndërtuar shpejt nga Kina për të trajtuar numrin masiv të pacientëve me COVID-19.
Spitali kinez i ndërtuar në më pak se dy javë për të trajtuar koronavirusin do të mbyllet së shpejti, pasi pacientët e tij të fundit po shërohen shkruan sky.news, transmeton GazetaShneta.
Spitali Leishenshan u ndërtua nga 15,000 punëtorë në qytetin kinez Wuhan, qyteti ku mendohej se kishte origjinën koronavirusi.Kishte rreth 1.500 shtretër dhe mori pacientët e saj të parë në 8 shkurt, dy ditë pasi përfundoi ndërtimi.
Yuan Yufeng, nënkryetari i spitalit, tha: “Tre nga katër pacientët janë mbi moshën 70 vjeçare, pra kryesisht të moshuar.”
Ata ende kanë nevojë për trajtimin e organeve të dëmtuara nga koronavirus, së bashku me sëmundjet kronike./GazetaShneta/