Për shkak të aksidentimit të autobusit në Dydesh të Pejës, ku si rezultat u desh të mjekohen 31 persona që ishin pjesë e këtij aksidenti, Spitali Rajonal i Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Shneta.
Asnjëri nga pacientët nuk janë në rrezik për jetë, ndërsa 25 të tillë po trajtohen në Spitalin e Pejës, ka njoftuar faqja zyrtare e këtij spitali.
Lëndimet që pacientët pësuan janë të formave të ndryshme: lëndime të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit.