Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka marrë një falënderim nga një bashkëeatdhetar, z. Mehill Veliaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjerash shprehen të lumtur me kënaqësinë e pacienteve në shërbimet e këtij spitali, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë keni postimin e plotë: Spitalit të Përgjithshëm në Pejë i vije falenderim nga bashkatdhetari z.Mehill Velaj!
Nuk ka asgjë më të çmuar për stafin mjekësor dhe të punësuarit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, se sa kënaqësia e pacientëve me shërbimet tona. Falënderojmë bashkatdhetarin z.Mehill Velaj për këto fjalë të mira për personelin e Spitalit tonë./Gazeta Shneta/