Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Prizrenit injoron ndihmën 400 mijë dollarë, donatori shkon në Skënderaj

Lajme 08/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Rajonal i Prizrenit, ‘Dr. Daut Mustafa’, ka humbur një ndihmë të madhe financiare.

Fondacioni KETA4KIDS bashkë me sportistin e shquar shqiptar, Ismail Keta dhe Project Cure mblodhën për dhurim plot 400 mijë dollarë, shkruan Gazeta Shneta.

Keta dhe kreu i fondacionit KETA4KIDS, Dr. Carsten Buse, vendosën që ndihmën financiare ta drejtojnë te Spitali i Prizrenit, për shkak të lidhjeve nga e kaluara të sportistit.

Por, Keta në Prizren nuk gjen mikpritjen e pritur. Sipas një njoftimi të tij, menaxhmenti i spitalit e injori atë dhe ndihmën e tij duke e humbur kështu edhe rastin për t’ia shtuar buxhetit të tyre plot 400 mijë dollarë.

Keta njofton se të hollat vendosi t’i japë si donacion për Komunën e Skënderajt, përkatësisht Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

“Ndryshe veproi i biri i familjes legjendare, kryetari i komunë së Skënderaj-Drenicë, z. Bekim Jashari, ku përveç bujarisë që e kanë traditë ata, më falënderoi mua dhe fondacionin për këtë mundësi medicinale për Drenicën, në të njëjtën kohë duke thënë se si mund të ndihmojë përveç duke shprehur mirënjohje maksimale. Njerëz të tillë i duhen shqiptarisë dhe jo çakejë të pangopur, të pafe e të pakomb”, njoftoi Keta.

Njoftimi i plotë i sportistit, i pa redaktuar:

“MJEKËT SHQIPTARË ose si i bëri ata politika shqiptare!! (sigurisht që ka dhe njoh edhe të mirë)

Pas asaj që fondacioni KETA 4KIDS www.keta4kids.com me president Dr. Carsten Buse në bashkëpunim me fondacionin amerikan Projek Cure përfunduan spitalin e Kavajes dhe vendlindjes time (Bulqizë) me 400 mij $ mjete medicinale, ju luta atyre që të njëjtin projekt ta bëjmë edhe në Kosovë, ku unë zgjodha kliniken e Drenices (Skenderaj) që gjithmonë ka qenë djepi i lirise shqiptare dhe spitalin e Prizrenit pasi aty u be lidhja me e rëndësishme për trojet shqiptare, si dhe xhaxhai i babait tim (Asllan Keta) humbi jetën në çlirimin e Prizrenit dhe po në atë spital u përpoq të shërohej ku vdiq para se KOSOVA ti ndahej Shqipërisë dhe të futej komunizmi!

PARADOKSET DHE LIGESHTIA që ndodhi ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë! Drejtuesi/it për spitalin e Prizrenit në vend që të thonë 1 mij here faleminderit për 400 mij $ ndihmë, nuk tregon aspak interes dhe thotë njerëzve që unë kisha dërguar për tju dhënë lajmin pasi nuk arrita ti takoj vetë kur bëra foton “unë marr rrogën time” duke nënkuptuar që nuk më intereson ose pershtatet interesave të mia 400 mij $ ndihmë. Sigurisht pragu i zgjedhjeve në Kosovë ose arsye e biznesit të tyre medicinal”!!

(Sigurisht që përveç Drenices unë dhe miqtë e mi shqiptar dhe ata gjerman nuk mund tja humbim Kosovës për njerëz të tillë 400 mij $ mjete medicinale dhe se shpejti do zgjedhim spital ose klinika tjera, por sa keq dhe gjynah është si është katandisur një e pjes e madhe e shqiptarisë!).
NDRYSHE VEPROI biri i familjes legjendare, kryetari i komunës së Skenderaj-Drenice z. #BekimJASHARI ku përveç bujarisë që kanë traditë ata, falënderoi mua dhe fondacionit për këtë mundësi medicinale për Drenicen, në të njëjtën kohë duke thënë si mund të ndimoj përveç duke shprehur mirënjohje maksimale. Njerëz të tillë i duhen shqiptarise dhe jo Çakejn të pangopur, të pa fe e të pakomb!!!!!”.

Artikulli paraprakHistoria e suksesit të gjinekologut kosovar në Gjermani, tani ndihmon mjekët nga Tirana
Artikulli i rradhës Akne tek foshnjet : Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.