Faqja zyrtare e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës ka njoftuar se spitalit “Isa Grezda” do të i bashkohen edhe katër specialistë të fushave të ndryshme.
Kontrata u nënshkrua me Dr. Blerina Sylka Avdija, mjekë specialistë endokrinologe, Dr. Hasan Muhadri, mjekë specialistë oftalmolog, Dr. Azem Avdija, mjekë specialistë nefrolog dhe Dr. Feriz Kryeziu, mjekë specialistë gjinekolog.
“Spitalit të Gjakovës do të i bashkohen edhe katër specialistë të fushave të ndryshme. Sot kemi nënshkruar kontratë të punës me: Dr.Blerina Sylka Avdija, Mjekë Specialistë Endokrinologe; Dr. Hasan Muhadri, Mjekë Specialistë Oftalmolog; Dr.Azem Avdija, Mjekë specialistë Nefrolog; Dr.Feriz Kryeziu, Mjekë Specialistë Gjinekolog. Ju urojmë shëndet dhe shumë suksese”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/



