Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sqarimi i MSH-së për QKMF Gjakovë: 320 mijë euro janë të planifikuara, jo mjete shtesë

Lajme 05/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një sqarim në lidhje me mjetet e alokuara për ndërtimin e QKMF-së në Gjakovë. Kjo ministri ka deklaruar se 320 mijë euro të ndara për këtë projekt kanë qenë mjete të planifikuara në kuadër të projektit i cili ka filluar në vitin 2017 dhe pritet të përfundojë në 2021, e jo mjete shtesë siç është raportuar në media

Sqarimi i plotë i MSH-së:

Projekti për ndërtimin e QKMF-së në Gjakovë është projekt afatmesëm tre vjeçar (2017-2021) dhe vlera e përgjitshme e kontratës është 802.174.10 €.

Si projekt është i bashkëfinancuar nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 571,709.48 € ose 71.27 %. dhe nga Komuna e Gjakovës në vlerë pre 230,464.62 €, ose 28.73 %.

Totali i pagesave të kryera deri më 31 dhjetor 2018 për këtë projekt ka qenë 340. 374 euro.

Duke respektuar të drejtën e mediave për të raportuar për ecurinë e projekteve kapitale të financuara nga buxheti i Kosovës si ky dhe të tjera dëshirojmë të shpjegojmë se 320 000 eurot e alokuara për këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë nuk nënkuptojmë mjete shtesë për përmbylljen e projektit të QKMF-së në Gjakovë, por janë mjetë të planifikuara për projektin dhe realizimin e tij gjatë periudhës 3 vjeçare (2017-2021)

Sikur është thënë edhe në përgjigjet e mëhershme nga Ministria, pavarësisht të gjeturave rreth projektit në fazën e auditimit, Ministria e Shëndetësisë do ta monitorojë zbatimin e këtij projekti sipas kontratës së nënshkruar dhe kompania e kontraktuar është e obliguar ta përmbush obligimin që nënkupton të kryejë të gjitha punët sipas kontratës së lidhur dhe pagesave të bëra nga Ministria dhe Komuna.

Asnjë investimit kapital nuk do të pranohet si projekt i mbyllur pa u përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata, ndërkohë që të gjeturat e Auditorit, MSh është duke i adresuar në mënyrën më transparente, me qëllim të shfrytëzimit të drejtë dhe në dobi të taksapaguesve kosovarë të buxhetit të Kosovës.

Artikulli paraprakHoroskopi, e premte 5 korrik 2019
Artikulli i rradhës “Miqtë e Fëmijëve”, artistët kërkojnë zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.