Punëtorët e kujdesit shëndetësor në Indi duhet të mbrohen nga një ligj mbarëkombëtar pas një sulmi të dhunës kundër mjekëve dhe infermierëve, tha të hënën Shoqata Mjekësore Indiane (IMA).
Grupi lëshoi një deklaratë duke thënë :”Ne kërkojmë një ligj të veçantë qendror kundër dhunës ndaj mjekëve, infermierëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe spitaleve”.
IMA u ka kërkuar punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin të ndezin një qiri si një formë proteste të mërkurën shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mjekët në Indi vazhdojnë të përballen me disa sfida me pandeminë koronavirus. Mungesa e pajisjeve, rastet e sulmeve të mjekëve dhe mungesa e ambienteve të duhura të jetesës për mjekët
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë Indiane, India aktualisht ka 18,601 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 590 vdekje./GazetaShneta/