Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Statistikat e lindjeve në Kosovë për vitin 2017, ja sa fëmijë u lindën gjatë vitit

Lajme 19/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Lindjeve në Kosovë për vitin 2017

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017, nga zyret e gjendjeve civile, ku janë grumbulluar gjithsej 30 275 fleta statistikore për lindje DEM-1.

Këto të dhëna tregojnë se 23 563 raste janë lindje brenda territorit të Kosovës, prej tyre lindje të gjalla janë 23 402, kurse 161 janë lindje të vdekura. Ndërsa, 6 712 raste janë lindje jashtë territorit të Kosovës.

Koeficienti i vitalitetit është 2.7 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit është 111.2. Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 6.9 promil (Lindjet në Kosovë).

Në institucionet mjekësore janë kryer 99.8% të lindjeve, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare, me 36.1%; 30-34 vjeçare, me 25.6%; 20-24 vjeçare, me 20.7%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 17.7% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave, që kanë lindur fëmijë në vitin 2017, ishte 29 vjeç.

Në vitin 2017, 37.8% e nënave kanë lindur fëmijën e parë; 31.8% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.7% e nënave fëmijën e tretë, e kështu me radhë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucionet shëndetësore numri më i madh i foshnjave ishte me peshë 3 000-3 499 gr. ose 37.3% e foshnjave; 3 500-3 999 gr. ose 31.5% e foshnjave, 2 500 – 2 999 gr. ose 13.6% e foshnjave, etj. Foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

Bineq u lindën 654 foshnje, ndërsa treneq e më shumë  u lindën 21 foshnje.

Sipas përgatitjes shkollore të nënave, dominojnë nënat me shkollë të mesme, me 40.1%; nënat me shkollë fillore, me 27.4%; nënat me shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 25.2%, etj/GazetaShneta

Kosovarët zgjedhin emra modern, këta janë emrat më të shpeshtë që po i vënë fëmijëve

Artikulli paraprakKjo është ora kur lindin më shpesh fëmijët
Artikulli i rradhës Kosovarët zgjedhin emra modern, këta janë emrat më të shpeshtë që po i vënë fëmijëve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.