Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Stenta 2’: Suspendohet nga puna kardiologu Gani Bajraktari

Lajme 11/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu Gani Bajraktari është suspenduar nga puna pas akuzës së një familjari për referim në një spital privat.

Gazeta Shneta merr vesh se Bajraktari është suspenduar nga puna për 3 muaj nga Komisioni Disiplinor. Familjari S.S. ka akuzuar mjekun se në fillim të këtij viti ka dërguar babanë e tij në Kardiologji i cili ishte vendosur nën kujdesin e Bajraktarit.

Pas disa ditë qëndrimi në spital, Bajraktari i kishte shkruar pacientit në histori se “indikohet koronarografia”, por sipas akuzës së familjari, mjeku nuk ua kishte mundësuar asnjëherë këtë në QKUK. Madje ai i kishte sugjeruar që të shkonin në një spital privat, ku do t’ua mundësonte një ofertë të lirë.

S.S. shkruan tutje se disa herë e kanë lutur mjekun që të bëntë këtë propozim për të kryer koronarografinë në QKUK, por ai iu kishte propozuar ta kryenin në një spital privat ku do t’ua mundësonte një paketë ofertë.

“Pas disa lutjesh nga ana jonë doktor Bajraktari tha: ‘skam çka bëjë më shumë, po e shihni si po shkon këtu puna, hajdeni në spital privat dhe unë ju bëjë një paketë ofertë për koronarografi’ duke përmendur edhe shifra të hollash”, shkruan në ankesë.

Rasti është raportuar në Polici edhe nga Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së. Gazeta ka kontaktuar Bajraktarin duke i dërguar pyetje në email, por mjeku nuk është përgjigjur asnjëherë. Kujtojmë se Bajraktari është i akuzuar nga Prokuroria e Shtetit për korrupsion deri 20 mijë euro duke referuar pacientë në spitale private në skandalin e njohur si “Stenta”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të ndaloni gjakderdhjen në 10 sekonda
Artikulli i rradhës Një nuse shtatzënë, martohet moderatorja e njohur shqiptare

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.