Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stomatologjia e anuloi tenderin për implante 40 mijë euro, e rishpalli me vlerë 80 mijë

Lajme 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës para disa ditësh e ka anuluar një tender për furnizim me implante me vlerë 40 mijë euro, me arsyetimin për mungesë të ofertave të përgjegjshme. Më pas e ka rishpallur këtë tender veçse kësaj radhe me vlerë 80 mijë Euro për shkak të rritjes së numrit të sasisë së implanteve.

QKSUK më datën 8 shtator të këtij viti e anuloi tenderin me titull “Furnizim me implante” me vlerë 40 mijë Euro. “As nje nga Opertat e pranuara nuk është e pergjegjshme me kerkesat e percaktuera ne DT”, thuhet në vendimin e Zyrës së Prokurimit, shkruan Gazeta Shneta.

Nga kjo zyrë i kanë thënë Gazetës se ofertat në tenderin e parë nuk i kanë plotësuar kriteret.

“Tenderi i parë me vlerë 40,000 Euro u anulua pasi nuk ishin paraqitur oferta të cilat I plotesojne kriteret e percaktuera ne Dosjen e Tenderit”, ka thënë Vehbi Morina.

E vetëm dy ditë më vonë, më 11 shtator, QKSUK e rishpallir tenderin e njëjtë por kësaj radhe me vlerë të dyfishtë, 80 mijë euro.

Morina ka thënë se vlera është rritur pasi është dyfishuar edhe sasia e implanteve nga njësia kërkuese.

“Tenderi i dytë (Ri – Tenderim) është publikuar me vlerë 80,000 Euro dhe përfshin një sasi të rritur implantesh: nga 260 implante në tenderin e parë, tani janë planifikuar 500 implante”, ka thënë Morina.

Ai ka deklaruar se specifikat nuk kanë ndryshuar. “Specifikat e implanteve nuk kanë ndryshuar, ndryshimi lidhet vetëm me rritjen e sasisë nga njesia kerkuese dhe kjo rritje është e mundur për shkak të rritjes së buxhetit nga SHSKUK në kategorinë Mallera dhe Sherbime për 150,000 Euro, për të siguruar furnizime të mjaftueshme per nevojat e QKSUK-së”, ka deklaruar Morina.

Gjithashtu në këtë tender është shkrutuar edhe afati kohor për dorëzimin e ofertave në vetëm 10 ditë. Në dosjen e tenderit shkurtimi i kohës është arsyetuar se mungesën e implanteve.

“Arsyet që na shtyjnë në kërkim të shkurtimit të afatit kohor për tenderin ‘Furnizim me implante’ janë emergjencat e krijuara për shkakë të mungesës se Implanteve ne QKSUK.  Deri tek mungesat e krijuera kemi ardhur si pasojë anulimit te procedurës se prokurimit pasi qe nuk kemi pranuar as një Ofertë te përgjegjshme nga Operatoret Ekonomik pjesëmarrës ne kete tender andaj bazuar ne këto arsyeje kërkohet qe te behet shkurtimi i afatit nga 20 ne 10 ditë (sipas Neni 46, i Ligjit Nr. 04  L-042 për Prokurimin Publik).”, thuhet në dosje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije
Artikulli i rradhës Trump ‘shpëton’ TikTok nga ndalimi në SHBA: Të rinjtë tanë do të jenë shumë të lumtur

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.