Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Strategjitë jo të duhura të shtetit kosovar për femrën në punë, arsyeja e rënies së natalitetit’

Lajme 26/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teuta Haxhimusa-Çerkini, studiuese master Administrim Biznesi në Menaxhim të Përgjithshëm – Menaxhim Strategjik të Burimeve Njerëzore, ka trajtuar çështjen e natalitetit, duke thënë se strategjitë jo të duhura të shtetit kosovar për femrën në punë është njëri ndër faktorët kryesor për rënie të pjellshmërisë.

“Jo, po bie nataliteti, jo femrat ende s’kanë arritë barazinë e mundësive të zhvillimit profesional si meshkujt, dëgjojmë fjalime, tryeza, debate! Përderisa shteti nuk e fut fëmijën dhe femrën në strategji kombëtare të mbrojtjes dhe përkrahjes, (me anë të politikave, ligjeve incentivuese) nuk ka as edukim të mirëfilltë të fëmijëve, nuk ka as familje të balancuar, nuk ka as mundësi për barazi profesionale midis gjinish.”, shkruan Haxhimusa në një postim në Facebook.

Më tutje, ajo ofron sugjerime në lidhje me hartimin e një strategjie të duhur kombëtare për balancim të gjendjes, shkruan Gazeta Shneta.

“Çfarë do duhej të përmbante ajo strategji kombëtare? Femrës nuk duhej t’i jepej kuota mëshire në parlament, po duhej dhënë siguri financiare të ndjehet vërtetë nënë, pa e pasur kërcënim humbjen e punës.”, vazhdon më tutje Haxhimusa.

Sipas saj, një praktikë e tillë duhet ndjekur edhe nga sektori privat, duke u inkurajuar nga shteti financiarisht për marrjen e sa më shumë femrave në punë.

“Kjo strategji nuk duhet ta dekurajon sektorin privat që mos të merr femra në punë për shkak të lindjeve, por në të kundërtën do duhej stimuluar sektorin privat që t’i rekrutoj ato, duke i marrë vetë shteti përsipër të gjitha shpenzimet e lehonisë, duke krijuar mundësi të punës nga shtëpia, për gratë lehona, duke ofruar trajnime profesionale për nënat gjatë lehonisë që të mos mbesin prapa profesionalisht.”

Ndiqeni postimin e saj të plotë:

“Fëmijët dhe nënat e punësuara!

Në kohën e komunizmit një punonte në familje dhe të gjithë ia dilnin mbarë. Tashmë e dijmë që në një familje duhet të punojnë edhe burri edhe gruaja për të plotësuar nevojat e kërkesat e familjes së sotshme.
Ekonomia e tregut, kapitalizmi, janë terma që i dëgjojmë edhe në fjalimet e politikanëve, pushtetarëve. Por, jo domosdo duhet kopjuar gjithçka nga shtetet tjera kapitaliste. Familjet kosovare të lëna të vetgjinden ekonomikisht, sipas vullnetit të lirë, thjesht detyrohen që të dy prindërit domosdo të punojnë për mirëqenien financiare të familjes. Shumë nëna të reja detyrohen të lënë fëmjët në qerdhe, qendra ditore të kujdesit, apo të marrin kujdestare në shtëpi që t’i zëvendësojnë ato deri të kthehen nga puna. Pushimi i lehonisë është një vit, por shumë nëna kthehen më herët në punë, sepse e ndjejnë se puna mund tu rrezikohet. Këto nëna dorëzojnë krijesën më të rëndësishme në jetë, fëmijën tek dikush tjetër çdo ditë kur ato shkojnë në punë. Një nënë që s’ka fjetur gjithë natën, zgjohet herët, rregullohet dhe paraqitet në punë, mund të ndodhë shpesh që fëmijën nuk e ka edhe aq mirë nga shëndeti, kur ia dorëzon mësueses në kopsht. Vetëm një nënë tjetër qe ka përjetuar të njejtën pervojë mund ta kuptojë se prapa grimit, fshihen ato qeska të mavijosura poshtë syve nga pagjumësia. Por, ajo ndjek takimet, kryen raportet, punët, orë e çast duke parë nga telefoni mos po e thërrasin nga qerdhja.
Jo, po bie nataliteti, jo femrat ende s’kanë arritë barazinë e mundësive të zhvillimit profesional si meshkujt, dëgjojmë fjalime, tryeza, debate! Përderisa shteti nuk e fut fëmijën dhe femrën në strategji kombëtare të mbrojtjes dhe përkrahjes, (me anë të politikave, ligjeve incentivuese) nuk ka as edukim të mirëfilltë të fëmijëve, nuk ka as familje të balancuar, nuk ka as mundësi për barazi profesionale midis gjinish.
Çfarë do duhej të përmbante ajo strategji kombëtare? Femrës nuk duhej t’i jepej kuota mëshire në parlament, po duhej dhënë siguri financiare të ndjehet vërtetë nënë, pa e pasur kërcënim humbjen e punës. Ajo strategji nuk duhet ta dekurajon sektorin privat që mos të merr femra në punë për shkak të lindjeve, por në të kundërtën do duhej stimuluar sektorin privat që t’i rekrutoj ato, duke i marrë vetë shteti përsipër të gjitha shpenzimet e lehonisë, duke krijuar mundësi të punës nga shtëpia, për gratë lehona, duke ofruar trajnime profesionale për nënat gjatë lehonisë që të mos mbesin prapa profesionalisht. Një vit lehoni nga ligji aktual i punës, nuk majfton për nënat e reja. Mund të jetë më i mirë se ligji i punës së ndonje shteti, po më i keq se disa shteteve të tjera. Ne duhet të shikojmë çfarë është e rëndësishme për ne si shtet. Shëndeti i fëmijës dhe nënës duhet të jetë prioritet shtetëror! Familja është qeliza e shoqërisë. Me një presion të vazhdueshëm që vazhdon të ketë familja moderne kosovare, e ka shumë të vështirë të mbetet e shëndoshë. Ka rrezik të tkurret. Ka tendenca nga çiftet e reja që të mos kenë fare fëmijë, ose të kenë vetëm një. Ku po vemi si shoqëri kosovare nëse nuk e mbrojmë familjen, femrën dhe fëmijën!
Nga: Teuta Haxhimusa-Çerkini, 13 mars 2018″

Artikulli paraprakJa si të minimizoni refluksin apo thartirën tek foshnjat, gjithçka që prindërit duhet të dijnë
Artikulli i rradhës “Mos i dëgjoni mjekët kur ndjeni se diçka nuk shkon me fëmijët”, rrëfimi i nënës që ia shpëtoi jetën djalit të saj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.