Fëmijët, nënat e të cilëve përjetojnë stres gjatë shtatzanisë ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë çrregullime të personalitetit më vonë në jetë, ka pohuar një studim i ri.
Paraprakisht është raportuar se stresi prenatal ka qenë i lidhur me zhvillimin e çrregullimeve psikotike, ankthin dhe depresionit tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studimi i ri i botuar në British Journal of Psychiatry pretendon të jetë i pari në llojin e tij për të hetuar lidhjen midis stresit prenatal dhe zhvilimit të çrregullimeve të personalitetit.
Studiuesit arritën në përfundimin se fëmijët, nënat e të cilave pësuan stres ose stres të moderuar ndërsa ishin shtatzënë kishin tre herë më shumë gjasa të zhvillonin çrregullime personaliteti në kohën kur arritën në moshën 30 vjeç.
Ndërkohë, fëmijët, nënat e të cilave pësuan stres të rëndë prenatal, kishin 10 herë më shumë gjasa të shfaqnin një çrregullim personaliteti. /GazetaShneta/