Hulumtimet e reja nga Gjermania tregojnë se stimulimi i thellë i trurit mund të ketë një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës për njerëzit me sëmundjen e avancuar të Parkinsonit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti i Këlnit krahasuan dy grupe njerëzish me sëmundjen e Parkinsonit: një i trajtuar nëpërmjet stimulimit të thellë të trurit të bërthamës subtalamike dhe një i trajtuar me mjekime standarde të kujdesit.
Pas një periudhe ndjekjeje 5-vjeçare, studiuesit raportuan se cilësia e jetës mbeti e qëndrueshme në grupin e trajtuar me stimulim të thellë të trurit, ndërsa cilësia e jetës ra në grupin që kishte marrë mjekim standard të kujdesit.
Dy ekspertë të intervistuar nga Medical News Today thonë se hulumtimi është një provë e mëtejshme se stimulimi i thellë i trurit është një terapi efektive për njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.