Një studim i ri nxjerr në pah se një stil jetese i shëndetshëm mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme për njerëzit me një predispozitë gjenetike. Studimi u bazua në më shumë se 350,000 pjesëmarrës dhe u përfshi informacioni për gjenetikën e tyre, arsimin, statusin socio-ekonomik dhe historinë e sëmundjes.
Rezultatet treguan se, pavarësisht nga rreziqet gjenetike, një stil jetese jo të shëndetshëm rrit shumë rrezikun e vdekjes së hershme. Njerëzit me një rrezik gjenetik për një jetëgjatësi të shkurtër dhe një stil jetese jo të shëndetshëm kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin herët sesa ata me stile jetese më të shëndetshme, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi identifikoi katër faktorë kryesorë të stilit të jetesës që ishin të lidhur me rrezikun e vdekjes së hershme: mos pirja e duhanit, aktiviteti i rregullt fizik, gjumi adekuat, dhe një dietë e shëndetshme. Gjumi i duhur u përcaktua si shtatë deri në tetë orë në natë, ndërsa aktiviteti fizik rekomandohej të ishte të paktën 150 minuta në javë.
Përfitimet e një diete të shëndetshme, si dieta mesdhetare e pasur me fruta, perime, drithëra, fasule dhe vaj ulliri, gjithashtu u theksuan në studim. Kombinimi i këtyre faktorëve të stilit të jetesës mund të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme, duke sjellë një impakt pozitiv në shëndet dhe mirëqenie./Gazeta Shneta/