Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studime: Fillon epoka e shkencës së barnave të trajtimit të sëmundjes COVID-19

Lajme 07/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po sikur një pilulë e thjeshtë të ndihmonte në shërimin nga COVID-19?

Gjigantët farmaceutikë amerikanë Merck dhe Pfizer kanë shpallur rezultate inkurajuese për barnat orale, ndërsa një bari anti-depresiv gjithashtu ka treguar kahje premtuese në atë që mund të hapë një kapitull të ri në luftën kundër pandemisë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Cilat janë këto trajtime?

– Janë pilula që merren nga goja sapo shfaqen simptomat e para të COVID-19, për të shmangur format e rënda të sëmundjes, dhe rrjedhimisht shtrimin në spital.

Kjo formë trajtimi është kërkuar që nga fillimi i krizës globale shëndetësore. Pas disa muaj kërkimesh, Merck dhe Pfizer thonë se e kanë arritur këtë qëllim të pakapshëm.

Në fillim të muajit tetor, kompania Merck tha se po kërkonte autorizim në Shtetet e Bashkuara për pilulën e tyre molnupiravir dhe kompania Pfizer ndoqi shembullin e tyre të premten me barin paxlovid.

Të dy janë barna anti-virale që veprojnë duke reduktuar aftësinë e virusit për t’u riprodhuar, dhe rrjedhimisht duke ngadalësuar sëmundjen.

Ndër të tjera, këto kompani thonë se provat klinike të tyre, treguan një reduktim të fortë të rrezikut të shtrimit në spital.

Ata që morën barin molnupiravir të Merck-ut, panë që rreziku i tyre u zvogëlua me 50 përqind dhe ata që morën barin paxlovid të Pfizer, rreziku i tyre ra me gati 90 përqind të shanseve, megjithëse krahasimet e drejtpërdrejta të këtyre normave të efikasitetit duhet të shmangen për shkak të protokolleve të ndryshme të studimit.

Në anën tjetër, një bari anti-depresiv i cili tashmë është i disponueshëm për publikun, fluvoxamine, ka treguar gjithashtu rezultate inkurajuese në parandalimin e formave serioze të COVID-19, sipas një studimi të botuar në muajin tetor nga studiues brazilianë në revistën The Lancet Global Health.

Pse janë të rëndësishme?

Nëse konfirmohet efikasiteti i këtyre barnave, do të jetë një hap i madh përpara në luftën kundër COVID-19.

Këto trajtime do t’i shtoheshin vaksinave për të forcuar arsenalin terapeutik të botës kundër virusit.

Trajtimet tashmë ekzistojnë, kryesisht në formën e antitrupave sintetikë.

Por këto barna, zakonisht synojnë individët që tashmë kanë forma të rënda të sëmundjes, dhe trajtimet e deritanishme në formë injeksionesh ishin më të vështira për t’u administruar në kushte shtëpie.

Një pilulë mund t’i përshkruhet, më shpejt një pacienti i cili më pas do ta marrë lehtësisht në shtëpi.

Trajtimet me barnat e kompanisë Merck dhe Pfizer, të cilat deri më tani nuk kanë shfaqur ndonjë efekt anësor të theksueshëm, do të kërkonin marrjen e rreth dhjetë dozave për pesë ditë.

“Suksesi i këtyre antiviralëve potencialisht shënon një epokë të re në aftësinë tonë për të parandaluar pasojat e rënda të infeksionit SARS-CoV-2,” tha virologu britanik Stephen Griffin për Science Media Center. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDiabeti gestacional, një nga komplikimet që mund të zhvilloni në tremujorin e fundit të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Faktorët e rrezikut për ‘COVID të gjatë’ te individët me sëmundje reumatike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.