Një studim i ri ka gjetur se edhe mendimi për një pije të caktuar alkoolike mund të ndikojë në humorin dhe mënyrën e të menduarit të njerëzve, edhe nëse ata nuk e konsumojnë atë.
Hulumtimi i publikuar në Young Consumers tregon se lloje të ndryshme pijesh alkoolike lidhen me mendësi dhe perceptime të caktuara kulturore. Sipas studiuesve, këto perceptime krijohen nga përvoja dhe ndikimet sociale dhe mund të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit ndihen dhe sillen.
Studiuesi Logan Pant nga University of Evansville deklaroi se në studim u identifikuan asociime të ndryshme mes pijeve alkoolike dhe mendësive të caktuara.
“Tequila shpesh lidhet me një mendësi feste dhe argëtimi, whiskey me maskulinitet dhe vetëbesim, ndërsa vera me elegancë dhe sofistikim,” tha Pant.
Studimi u realizua përmes katër eksperimenteve me gjithsej 429 pjesëmarrës. Në këto eksperimente, pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për lloje të ndryshme pijesh alkoolike dhe të vlerësonin se sa fort ndjenin cilësi të caktuara si elegancë, energji apo vetëbesim.
Sipas autorëve të studimit, këto rezultate tregojnë se pijet alkoolike mund të funksionojnë si një “sinjal simbolik”, pasi mendësitë që lidhen me to burojnë nga asociime të mësuara dhe jo nga efektet fiziologjike të alkoolit.
Studiuesit theksojnë se kuptimi i këtyre perceptimeve mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive të shëndetit publik për të promovuar konsum më të përgjegjshëm të alkoolit dhe për të ulur sjelljet e rrezikshme./Gazeta Shneta/




