Të dhënat e më shumë se 600 mijë izraelitëve të vaksinuar tregojnë se vaksina anti covid nga Pfizer është 95% efektive.
Gjetjet e fundit sugjerojnë se vaksina mbetet jashtëzakonisht efektive dhe jo vetëm në provat klinike të kryera vitin e kaluar nga Pfizer dhe BioNTech shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas Maccabi Healthcare Services, në mesin e 600 mijë izrealitëve, shtatë (7) u hospitalizuan me simptoma të rënda, tre (3) me simptoma mesatare dhe 11 me simptoma të lehta.
Anëtarët e hospitalizuar ishin të moshës 50 vjeçare dhe gjysma e tyre kishin kushte tjera shëndetësore të tilla si mbipesha./GazetaShneta/