Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stuhi të fuqishme godasin Bullgarinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, tre persona humbin jetën

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stuhi të forta dhe reshje të rrëmbyeshme kanë goditur Bullgarinë juglindore dhe veriperëndimore, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe viktima në njerëz.

Si pasojë, shumë komunitete janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit të Brendshëm Daniel Mitov, tre persona kanë humbur jetën në vendpushimin Elenite në bregun e Detit të Zi. Dy nga viktimat ishin një roje kufitare dhe një shofer traktori, ndërsa viktima e tretë humbi jetën në një hotel, pasi uji u ngrit me shpejtësi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrëke balte që rrëmbejnë makina në rrugët kryesore të fshatit Elenite. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtesa dhe rrugë të dëmtuara.

“Shohim shumë automjete të përmbytura në det. Është dërguar një dron për të verifikuar nëse ka pasagjerë brenda tyre”, deklaroi zëvendësministri i Brendshëm Tony Todorov në një konferencë për shtyp të mbajtur në Sofje.

Ndërkohë, ambientalistët kanë ngritur prej vitesh shqetësime për ndërtimet pa kriter në bregdetin e Detit të Zi, të cilat, sipas tyre, e përkeqësojnë ndikimin e fatkeqësive natyrore si përmbytjet dhe stuhitë./TCH

Artikulli paraprak51 raste të dhunës në familje për një javë në Kosovë
Artikulli i rradhës Moti për vikend me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.