Numri i viktimave të lidhura me koronavirusin në Suedi është të paktën 3,040 – tregoi Agjensia e Shëndetit Publik të Suedisë.
Kjo mendohet se ështe si pasojë e mos ndërmarrjes së masave kufizuese shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Suedia ka ndërmarrë një qasje relativisht të relaksuar ndaj rregullave të distancës sociale në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Në total, vendi ka regjistruar 24,623 raste Covid-19 që nga fillimi i pandemisë./GazetaShneta/