Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulm në një shkollë në Suedi, qëllohen pesë persona

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesë persona janë qëlluar në një qendër edukimi për të rritur në Suedi, tha policia më 4 shkurt.

Agjencia suedeze e lajmeve, TT, raportoi, pa specifikuar burimet, se sulmuesi ka bërë vetëvrasje. Policia nuk ka konfirmuar këto raportime, por pritet të mbajë një konferencë për media.

Qendra e edukimit për të rritur gjendet në qytetin Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Ende nuk është e qartë nëse policia e ka përfshirë edhe keqbërësin në mesin e pesë personave të qëlluar.

Videot nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur prani të madhe policore dhe të autoambulancave. Shkalla e lëndimeve që kanë pësuar viktimat po ashtu ende nuk është e qartë.

Studentët po strehohen në ndërtesat afër. Pjesë të tjera të shkollës janë evakuuar pas dhunës.

“Raportimet për dhunë në Orebro janë shumë serioze. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe operacioni është duke u zhvilluar”, tha për agjencinë e lajmeve TT ministri i Drejtësisë, Gunnar Stormmer.

Ndërkaq, gjatë një konference për media për një ngjarje tjetër, edhe një tjetër zyrtar qeveritar foli për dhunën në Orebro, që ka një popullsi prej afër 155.000 banorësh.

“Qeveria po përcjell zhvillimet nga afër dhe është në komunikim me policinë”, tha ministri për Punësim dhe Integrim, Mats Persson. /REL

Artikulli paraprak“E tmerrshme”, flet ish-kryeshefja e infermierisë që u sulmua nga qentë
Artikulli i rradhës GAP: Urdhri i Trumpit prek rreth 18 projekte të USAID-it në Kosovë në vlerë mbi 156 milionë dollarë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.