Stafi i Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mbajtur një protestë pas sulmit që ndodhi dje ndaj një infermiereje dhe dy punëtorëve të sigurimit në Repartin e Ortopedisë.
Sipas njoftimit punëtorët shprehën pakënaqësinë dhe indinjatën për ngjarjen e rëndë, duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Përfaqësuesi i Sindikatës, Agron Sumiçi, deklaroi se protestojnë për të kërkuar llogaridhënie dhe për të theksuar nevojën për siguri në ambientin e punës./Gazeta Shneta/



