Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

Lajme 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e duke shkatërruar institucionin mjekësor dhe duke plagosur disa civilë, sipas zyrtarëve rajonal.

Guvernatori rajonal i Khersonit, Oleksandr Prokudin, tha të mërkurën se pesë pacientë dhe tre infermiere u plagosën kur ndërtesa u godit gjatë natës.

Një infermiere 44-vjeçare pësoi lëndime nga shpërthimi, tronditje dhe plagë në gjoks dhe ndodhet aktualisht në spital, ashtu si edhe katër pacientë të tjerë. Të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u liruan nga spitali.

Spitali u godit gjatë një sulmi më të gjerë rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Khersonit gjatë 24 orëve të fundit.

Prokudin tha se lagjet e banuara, përfshirë godina shumëkatëshe dhe 11 shtëpi private, u dëmtuan nga sulmet. Një biznes, një autobus, disa makina dhe një strukturë bujqësore gjithashtu pësuan dëme. Dhjetë persona raportohet se janë plagosur nga sulmet.

Sulme janë raportuar gjithashtu në fshatin Antonivka pranë Khersonit, si dhe në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovskut.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Moska se infrastruktura civile nuk është në shenjestrën e ushtrisë së saj, artileria, dronët, bombat e telekomanduara dhe raketat ruse vazhdojnë të godasin struktura të tilla në mbarë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto sulme si krime të qëllimshme dhe sistematike të luftës.

Ndërkohë, ushtria ukrainase kreu sulme thellë brenda territorit rus në përpjekje për t’i ndërprerë linjat e furnizimit të Rusisë.

Të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi një sulm ndaj rafinerisë së naftës Saratovorgsintez në rajonin Saratov të Rusisë.

Rafineria, e cila thuhet se përdoret nga forcat ruse për të prodhuar karburant për njësitë ushtarake, u godit nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në bashkëpunim me njësi të tjera. Pajisjet teknologjike u dëmtuan dhe u shkaktua zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ndalën dhe shkatërruan 60 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit./REL/

Artikulli paraprakRrezatimi para operacionit mund të frenojë përsëritjen e kancerit të pankreasit
Artikulli i rradhës Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit përvëlues

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.