Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmoi ekipin e Nacionale, dërgohet në paraburgim roja i spitalit të Gjakovës

Lajme 21/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Jakurtit, i cili dyshohet se ka sulmuar ekipin e mediumit Nacionale, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se Jakurti është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimet se ka kryer tri veprat penale ‘Kanosje’, ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Marrje e pasurisë së luajtshme’.

“Sipas kërkesës, “me datën 19 korrik 2023, rreth orës 12:30, tek Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit A. L. dhe G. H., në atë mënyrë që ditën kritike të dëmtuarit nuk lejohen nga i pandehuri që të xhirojnë në hapësirën brenda spitalit, dhe posa i dëmtuari A. L. del jashtë dyerve të spitalit i pandehuri e kanos me fjalët “të baj për emergjencë, nale kamerën se ta thej për kry, mos ma prek gishtin se ta marr shpirtin”, dhe e sulmon fizikisht duke e shtyrë ne regjionin e kraharorit dhe duke e goditur tek kamera, pastaj hyn brenda në kabinë e merr një shkop druri dhe më të e godet të dëmtuarin në regjionin e fytit, me ç‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, kur e vëren se po incizohet nga e dëmtuara G. H., të njëjtës i drejtohet me fjalët kërcënuese “nëse dalin videot dikun ti ki mu përgjigj privatisht edhe menjëherë dilem jashtë se të ngrehi zhag prejt ktuhi”, afrohet tek e dëmtuara dhe me forcë ia merr telefonin nga dora me qellim që ti fshijë video incizimet”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer tri vepra penale, ”Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, duke marrë parasysh se hetimet formale janë në fazën fillestare të tyre dhe me gjetjen e të pandehurit në liri, rrezikohet ndikimi në dëshmitarë dhe dëmtimi i prova të tjera që do të sigurohen nga organi i akuzës.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 19 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikulli paraprakPakënaqësi me rezultatet e konkursit për specializantë, dy fëmijë të një specialisti në Pejë pranohen në konkurs
Artikulli i rradhës Si të merrni vitaminë D pa kaluar shumë kohë në diell, këshilla nga ekspertët mjekësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.