Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmuesi serb dërgohet për trajtim në QKUK, një polic nga Kosova po ekzaminohet në spitalin e Mitrovicës

Lajme 24/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Luljeta Zhubi, drejtoreshë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka dhënë detaje për të plagosurit në veri që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë spital.

Drejtoresha Zhubi konfirmoi se një person i nacionalitetit serb, i plagosur, është nisur për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ndërsa një polic i Kosovës është duke u ekzaminuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Një serb i plagosur është nisur për QKUK. Një polic i yni, i lënduar, por jo me armë zjarri është duke u ekzaminuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha Zhubi për Gazetën Express.

Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve deri më tani.

Si pasojë e sulmeve ndaj policëve në veri në orët e para të ditës së somte u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, ky i fundit e kaloi me sukses operacionin dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia u ka bërë thirrje “grupeve kriminale” që të dorëzohen.

Gjithashtu është bërë identifikimi i një sasie të konsiderushme armësh e municioni./Gazeta Express/

Artikulli paraprakSituata në Veri: Tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar, një polic i Kosovës i lënduar
Artikulli i rradhës Krejt çka duhet të dini rreth oligohydramnios gjatë shtatzënisë suaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.