Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Syndrom Down Kosova u reagon kompanive që nuk po i sigurojnë personat me këtë sindromë

Lajme 24/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata që angazhohet për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë, Down Syndrome Kosova (DSK), i është drejtuar me një kërkesë urgjente kompanisë së sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” për rastin e një fëmijë me sindromë Down, të cilit i është refuzuar mundësia për t’u siguruar. Po ashtu DSK paralajmëron të gjitha kompanitë e sigurimeve se do të marrin masa për të luftuar diskriminimin dhe padrejtësitë që u bëhen anëtarëve të tyre.

“Përmes këtij e-maili ju drejtohemi me kërkesë urgjente për të trajtuar çështjen e sigurimit shëndetësor për fëmijën Yll Janjeva me sindromë Down, të cilit i është refuzuar mundësia për t’u siguruar, në bazë të informacionit që kemi pranuar nga prindi i fëmijës z. Gëzim Janjeva”.

Shoqata tha se fëmija dhe familja e tij janë përballur me vështirësi të jashtëzakonshme, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për sigurim nga kompanitë e sigurimeve. Për këtë DSK tha se përbën diskriminim të drejtpërdrejtë.

Kjo bie ndesh me të drejtat themelore të garantuara me legjislacionin e Republikës së Kosovës, si dhe me standardet ndërkombëtare, tha shoqata ndërsa rikujtoi disa prej ligjeve që mbrojnë këtë të drejtë.

• Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton mbrojtjen dhe barazinë e të drejtave të qytetarëve pa dallim, përfshirë të drejtën për kujdes shëndetësor.

• LIGJI Nr. 05/L -045 Ligji Për sigurimet

• Rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)

• Ligji Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi

• Ligji nr. 04/L-249 për Sigurimet Shëndetësore, thekson qasjen e barabartë për sigurimin shëndetësor dhe ndalon çdo formë diskriminimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Duke u bazuar në të drejtat e garantuara për fëmijët me sindromë Down sipas legjislacionit në fuqi, sigurimi shëndetësor për ta përfaqëson një të drejtë themelore që nuk duhet të cenohet nga asnjë institucion, tha shoqata.

“Njëkohësisht, sigurimi shëndetësor është një domosdoshmëri e patjetërsueshme për përmbushjen e nevojave të tyre shëndetësore dhe jo një privilegj. Çdo refuzim për sigurim jo vetëm që rëndon jetën e fëmijës dhe familjes së tij, por përbën një shkelje të qartë të standardeve ligjore dhe parimeve etike që rregullojnë sektorin e sigurimeve”.

Në shkresën e nisur, Down Syndrome Kosova kërkoi që kompania e sigurimeve të rishqyrtojë rastin e e fëmijës në fjalë dhe t’ia mundësojnë sigurimin e tij shëndetësor.

“Shoqata Down Syndrome Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me ju në çdo hap për të garantuar që të drejtat dhe nevojat e këtij grupi të qytetarëve të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Megjithatë, nëse një qasje e tillë nuk realizohet, Shoqata, në përputhje me mandatin e saj, do të jetë e detyruar të ndërmarrë hapa të tjerë për të luftuar diskriminimin dhe padrejtësitë që u bëhen anëtarëve tanë nga kompanitë e sigurimeve. Për çdo informacion shtesë mbi rastin ose për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, ju ftojmë të na kontaktoni”.

Artikulli paraprakKroatët bojkotojnë masivisht dyqanet ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve
Artikulli i rradhës Kontrolli i infeksioneve mund të ulë rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.