Moti sot do të jetë kryesisht vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend, njofton Prishtina Weather.
Sipas njoftimit, gjatë ditës temperaturat do të jenë nga 15 deri 26 gradë celsius. Më poshtë gjeni tabelën e motit për këtë javë. /Gazeta Shneta/