Në një njoftim, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në kryeqytet kanë pranuar një donacion të vlefshëm nga organizata Project CURE në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Donacioni, i cili është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet organizatës Project CURE dhe autoriteteve shëndetësore në kryeqytet, synon të fuqizojë dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve shëndetësore në sektorin e kujdesit parësor.
Drejtori Sadiku theksoi se ky donacion ka një impakt të drejtpërdrejtë në nivelin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët e kryeqytetit. Institucionet e kujdesit parësor shëndetësor do të përfitojnë nga pajisjet dhe burimet e reja, duke u mundësuar atyre të ofrojnë një kujdes më të mirë dhe më cilësor për pacientët./GazetaShneta/