Dërgimi i pacientëve të vegjël drejt sallës së operacionit mund të jetë një nga sfidat më të vështira të prindërve dhe stafit të spitalit.
Një spital në San Diego ka vënë në dispozicion të pacientëve të vegjël disa minimakina luksoze që kontrollohen në distancë, për t’u dhënë mundësi atyre të shkojnë vetë në sallën e operimit.
Makinat kontrollohen në distancë nga një infermiere ose mjek të Pediatrisë Rady, e janë pjesë e një programi të hartuar me qëllimin që të miturit të ndihen sa më të qetë përpara ndërhyrjes kirurgjikale.
“Fëmijët po argëtohen. Prindërit i shohin që janë të qetë dhe të lumtur”, thotë dr. Daniela Carvalho, doktoreshë në këtë spital.
Makinat janë dhuruar si pjesë e programit “San Diego Regional Laë Enforcement Teddy Bear Drive”.
Fëmijët kanë mundësi të zgjedhin llojin e makinës sipas dëshirës, BMW, Mercedes ose Lamborghini, mjafton që udhëtimi i tyre për në sallën e operimit të jetë sa më luksoz, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.