Portet rreth e rrotull globit po i kthejnë anijet e lundrimit në masë të madhe, në mesin e pandemisë koronavirus, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.
Madje disa pasagjerë bëjnë lutje dëshpëruese për ndihmë, përderisa sëmundja përhapet në bord shkruan The Guardian.
Katër pasagjerë kanë vdekur në bordin e një anijeje të tillë, Holland America anije lundrimi Zaandam, e cila është bllokuar për ditë me radhë pasi Kili nuk pranoi të lejojë që anija të kalon në destinacionin e tij origjinal të San Antonio më 21 mars përcjell Gazeta Shneta.
Zaandam është një prej të paktën 10 anijeve në të gjithë botën – që transporton gati 10,000 pasagjerë – gjendet ende i mbërthyer në det pasi ishte larguar nga portet e destinacionit të tyre përballë pandemisë Covid-19.
Disa nga anijet po përballen me situata gjithnjë e më të dëshpëruara mjekësore.
Holland America njoftoi të premten se katër pasagjerë të moshuar kishin vdekur dhe dy të tjerë ishin testuar pozitivë për koronavirus, dhe se gjenden 138 raste shtesë të sëmundjes së frymëmarrjes në bord.
Testime të mëtejshme janë duke u bërë ende midis 1,243 pasagjerë ve dhe 586 të ekuipazhit.
Zaandam po transporton qindra pasagjerë amerikanë, kanadezë, australianë dhe britanikë, dhe aktualisht është jashtë bregdetit të Ekuadorit dhe po kërkon leje për t’u vendosur në Florida. /Gazeta Shneta/