Koordinatori Nacional për Reformë Shtetërore, Besnik Tahiri, ka debatuar me kirurgun Arbër Morina lidhur me ligjin e ri për pagat.
Derisa Morina ka insistuar në vitet e shkollimit për rrogë më të lartë në ligjin e ri, Tahiri ka thënë se kolegët e tij nga klinikat tjera të QKUK-së janë të kënaqur me koeficientin 5.0.
“Kolegët tuaj specialistë, kardiologët, infektologët, janë të kënaqur me koeficientin 5.0. Pse ju kirurgët po mendoni se meritoni rrogë më të lartë sesa kardiologët?”, e ka pyetur Tahiri, Morinën.
Tutje Tahiri në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka deklaruar se rroga e specialistëve do të arrijë mbi 1500 euro me shtesat tjera sikurse kujdestaritë. /Gazeta Shneta/