Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar rishikimin e Udhëzimit Administrativ 01/2022.
Sipas njoftimit nga OFK, në këtë takim në mes të Vitisë dhe kryetarit të OFK-së Kadri Bytyqi, është diskutuar rishikimi i UA 01/2022 i cili rregullon procedurat “Për Thjeshtëzimin e Procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës”.
“Kryetari Bytyqi dhe Ministri Vitia u dakorduan që të bëhet një rishikim i UA 01/2022 përmes adresimit të shqetësimit nga akterët relevantë të sektorit farmaceutik, me qëllim që furnizimi me barna të jetë më efikas dhe i qashëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e OFK-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk është publikuar një njoftim për këtë takim.
Tutje sipas njoftimit të OFK-së në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe çështja e orarit të barnatoreve “për cka edhe ministri Vitia e konsideron si veprim që do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e OFK-së.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i OFK-së z. Kadri Bytyqi gjatë ditës është pritur nga Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia me të cilin kanë diskutuar problematikat dhe sfidat e sektorit farmaceutik me të cilat janë duke u përballur sot kolegët tanë farmacist.
Ministri Vitia theksoi se MSH e sheh OFK-në si faktor dhe aktor i domosdoshëm ligjorë dhe përfaqësues demokratik të vetë farmacistëve ,duke u zotuar se në çdo grup punues të cilët prekin politikat e sektorit të farmacisë do të ketë përfaqësues të OFK-së, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor
Gjatë takimit, Ministri Vitia shfaqi interesin e tij për zgjerimin e kompetencave të OPSH-ve veçanarisht në procesin e përcaktimit të aftësimit profesional respektivisht programin e praktikës për licencim të farmacistit.
Nga Kryetari i OFK-së u ngrit si çështje rregullimi i orarit të barnatoreve në nivel nacional, për cka edhe ministri Vitia e konsideron si veprim që do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë.
Dy krerët institucional diskutuan mbi komplikimet respektivisht vështirësit në furnizimin e tregut me barna të cilat i ka shkaktuar UA për thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale.
Kryetari Bytyqi dhe Ministri Vitia u dakorduan që të bëhet një rishikim i UA 01/2022 përmes adresimit të shqetësimit nga akterët relevantë të sektorit farmaceutik, me qëllim që furnizimi me barna të jetë më efikas dhe i qashëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.