Shkruan Afërdita Dragaj, logoepede-defektologe.
Kur prindërit apo kujdestaret e fëmijës ballafaqohen me cilin do lloj të vështirësisë në komunikim e fëmijës së tyre, atëherë pas referencës së ndonjë profesionisti, familjari apo vet atyre vendosin ti drejtohen logopedit për ekzaminim, mund të ndodhë se nuk e kanë iden se si duket ekzaminimi logopedik dhe çka i “pret ” atje. Që të jeni të përgatitur ju dhe fëmija i juaj, në vijim po ju sjellim disa informata (udhëzime) se si duket takimi i parë dhe si duhet të pergatiteni për të.
Rëndësi te madhe si për logopedin ashtu edhe për prindërit është që në takimin e parë të jenë prezent të dy prindër.
Takimi i parë përbëhet nga dy pjesë, pjesa e parë biseda (intervista) me prindër dhe pjesa e dytë është vlerësimi i aftësive komunikuese të fëmijës.
Që logopedi ta njef sa më mirë fëmijën, ai ka nevojë për informatat e duhura mbi zhvillimin e fëmijës në të gjitha sferat (emocionale, sociale, komunikimit dhe aspektit psikomotorik).
Gjatë bisedës me prindër, logopedi merr informata mbi anamnezen familjare (a ka apo ka patur ndonjë veshtersi në komunikim me qëllim që të kuptoj se a ka predispozite gjenetike).
Pas marrjes së informatave mbi anamnezen familjare, logopedi do ju pyet mbi anamnezen e fëmijës,a ka patur gjatë shtatzanisë apo lindjes ndonjë komplikim (lindja parakohe, qëndrimi në inkubator etj).
Me rëndësi për logopedin është të kuptoj edhe zhvillimin motorik të fëmijës (ulja e pavarur, hecja, dalja e dhëmbëve, hospitalizim eventual etj).
Logopedi një ndër tjerash do ju pyet edhe për zhvillimin e hershëm të gjuhës dhe të folurit, në cilën moshë është paraqitur fjala e parë me domethënie, a ka fjali dhe nëse po kur është paraqitur fjalia e parë?
Pasi që komunikimi është ngushtë i lidhur me të gjitha sferat, logopedi do ju pyet edhe mbi lojën, mënyrën e lojës së fëmijës, a ka bashkëveprim, a mund të përqendrohet në një lojë apo shpesh i ndrron aktivitetet, a luan me fëmijët e tjerë dhe si luan?
Gjatë intervistimit, logopedi do interesohet të kuptoj nga ju edhe për mënyrën e të ushqyerit, gëlltiturit dhe mertypjes.
Nëse fëmija është i moshës shkollore dhe dyshohet në vështirësi në shkrim, lexim apo llogaritje, këshillohet ti sjellni me veti fletoret e shkollës.
Gjatë intervistimit të prindërve, fëmija ka mundësinë të ambientohet, të eksploroj hapësirën me lodra ndërsa logopedit i mundësohet ta vëzhgojë fëmijën gjë që në fakt ekzaminimi fillon qysh në momentin e parë sapo të hyn fëmija në ordinance.
Vlerësimi i fëmijës varet nga mosha kronologjike, vështirësive për të cilat është referuar të logopedi dhe bashkëpunimi i tij me logopedin.
Logopedi do vlerësoj aftësitë vijuese: aftësitë komunikuese, zhvillimin e gjuhës dhe te folurit të cilat kanë të bëjnë me kuptueshmerine (aspektin receptiv) dhe produksionin (aspektin e ekspresionit), do vlerëson edhe aftësitë socio-konjitive (njohuritë) te cilat kanë rëndësi për komunikim.
Mënyra e vlerësimit të aftësive të cekura varet shumë nga mosha kronologjike. Ekzaminimi i fëmijës kryesisht realizohet përmes lojës (sidomos kur kemi të bëjmë me fëmijët e vegjël) e gjatë lojës logopedi parashtron pyetje të qëllimshme për ti vlerësuar aftësitë e lartecekura.
Lodrat, ilustrimet, fotografitë, lapsi dhe letra, janë mjete kyçe të cilat i përdorë logopedi në takimin e parë.
Me qëllim të diagnostikimit, logopedi përdorë edhe teste të standardizuara të cilat përbëhen nga detyrat e shkurtra dhe materiali ilustrues.
Rëndësi të madhe ka që prindërit të jenë pasiv gjate bisedës logoped- fëmijë edhe në situatat kur fëmija nuk përgjigjet edhe se ndoshta jeni të sigurtë se fëmija i juaj e din përgjigjen.
Nënkuptohet se nëse paraqitet nevoja për ndërveprimin aktiv, logopedi pa hezitim këtë do e kërkon nga ju.
Ne fund të ekzaminimit i cili preferohet të zgjatë një orë, logopedi do e jep mendimin dhe propozimin e tij dhe nëse e sheh të nevojshme mund të kërkon ekzaminime shtesë si dhe ju jep këshillat e duhura se si preferohet ju si prind të veproni gjatë jetës së përditshme!
Artikulli i botuar është plotësisht i autorës, dhe nuk ka ndërhyrje, ndryshim nga ana e redaksisë së Gazetës Shneta.