Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tapeti i kuq në QKUK për ministrin Latifi – Aksioni i PSD-së

Lajme 07/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Partia Socialdemokrate e Kosovës ia ka shtruar sot tapetin e kuq në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Përmes kësaj simbolike, PSD ka bërë të ditur se ministri aktual i shëndetësisë është duke qëndruar më tepër në aeroplane se në Kosovë.

“Në këtë vend, në QKUK, ku secili qytetarë i Kosovës ka mujt me vrejt a ka ndodh ndryshimi i madhe, ndyshimi i shpresës, i 14 shkurtit. Krejt e dim që në QKUK dhe në spitale nuk ka ndodh bash hiç asgjë. Ndryshimi nuk është propagandë as poezi, ndryshimi është shërbime shëndetësore, shërbimi është shëndeti më i mirë”, tha Donjeta Demolli, anëtare e kryesise së PSD-së gjatë konferencës për media.

Sipas Demollit, përveç ndyshimeve të ministrave të shëndetësisë, Qeveria në pushtet nuk ka ndyshuar asgjë, sa i përketë shëndetësisë.

“Krejt çka na ka dhënë kjo qeveri është dy ministra, janë dy figurat kryesore të shëndetësisë njëri prej tyre, Arben Vitia i cili është sot drejt i spitalit privat dhe tjetri është ministri Latifi i cili nuk po zbret prej aeroplanit”, është shprehur po ashtu Demolli.

Ajo theksoi se  lista e pritjes së pacientëve është ende e gjatë, ka mungesë të barnave nga Lista Esenciale, sallat e ndërhyrjeve kirurgjke janë të mbyllura ndërsa mjekët janë duke e braktisur punën në institutcione shëndetësore publike për ato private apo janë duke u larguar nga vendi.

“As nuk po e shohim ministrin as nuk po e shohim punën e tij. Është e qartë që ky ministër është jashtë realitetit të Kosovës”, vlerësoi anëtarja e PSD-së.

PSD ditë më parë pati gjuajtur miell në drejtim të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, në shenjë pakënaqësie për punëtorët. /Gazeta Shneta/

Aksioni i PSD-se ne QKUK

 

Artikulli paraprakZejnullahu-Raçi dhe Imeri pajtohen që sindikalistët të jenë pjesë e grupeve punuese të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Si mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në trajtimin e sulmeve në zemër tek gratë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.