Gjatë ditës së diele është paralajmëruar se do të ketë borë në Kosovë.Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik tha se nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë.
“Por, ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, tha Aliu.
Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në minus 3 gradë celsius.



