Nga data 20 Shkurt 2024, procesi i vaksinimit të nxënësve të klasës së l-rë dhe të Vl-të në SHFMU-të e Komunës së Prishtinës fillon për këtë vit shkollor. Në veçanti, nxënëset (vajzat) e klasës së Vl-të do të vaksinohen jo vetëm kundër Difterisë, Tetanosit, dhe Poliomielitit, por edhe kundër Human Papilloma Virusit.
Nxënësit e klasës së I-rë do të vaksinohen me vaksinën kundër Fruthit, Parotitit, Rubeollës, Difterisë, Tetanosit, dhe Poliomielitit. Kjo u bë e ditur nga QKMF-ja kryesore e kryeqytetit, përcjell Gazeta Shneta.
Ata përmes një postimi kanë ftuar prindërit që të mos hezitojnë në vaksinimin e fëmijëve, pasi vaksinat janë të sigurta dhe efektive.
Sipas tyre,vaksinimi mbetet mënyra më e mirë dhe më efektive për parandalimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse.
Njoftimi i plotë:




