Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të premten reshje intensive shiu e bore, temperaturat pasdite zbresin në 3°C

Lajme 15/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe dita e sotme po vijon me diell dhe vranësira të herëpashershme, si dhe me rritje të temperaturave, ku maksimalet pritet të ngjiten deri në 24°C.

Megjithatë, një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore ka filluar gradualisht të lëvizë drejt rajonit tonë, duke sjellë shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale.

Të premten, ky ciklon do të kalojë përmes Greqisë, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë. Si rrjedhojë, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive.

Ndërkohë, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore me origjinë polare do të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave për këtë periudhë të vitit. Gjatë orëve të pasdites, në zonat e ulëta, temperaturat parashikohen të zbresin në 3 apo 4°C, nga 12–13°C sa pritet të jenë në mesnatë.

Këto masa të ftohta gjithashtu do të sjellin reshje të dendura bore në zonat malore, ku temperaturat mund të zbresin deri në -3°C. Reshje bore priten edhe zonat e larta malore në Mal të Zi.

Pra, edhe pse jemi në mesin e muajit maj, këto ndryshime ekstreme të motit do të ngjajnë më shumë me fundin e nëntorit apo dhjetorit.

Reshjet më intensive pritet të jenë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, ku do të ketë edhe shkarkesa rrufesh, sidomos në jug të Shqipërisë dhe në Greqi./MeteoKosova

Artikulli paraprakSHBA-të arrijnë në 1,001 raste me fruth dhe 11 shtete me shpërthime aktive
Artikulli i rradhës CDC: Vdekjet nga mbidoza e drogës kanë rënë në më shumë se 25% në vitin 2024

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.