Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Telaku shkeli Udhëzimin për trajtim jashtë vendit si dhe ofendoi drejtorin e kolegët

Lajme 16/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Disiplinor në QKUK ka marr vendim për suspendim me 3 muaj nga puna për gastroenterologun Skender Telaku.

Deri te ky vendim ka ardhë pas disa ankesave që janë bërë ndaj Telakut si dhe shkeljes së Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i Komisionit, Alban Janova, ka thënë se procedimin e ka bërë drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Dr. Zaim Gashi.

“Në procedim është konstatuar se Skender Telaku i ka propozuar një pacienti që të bëjë një ekzaminim për marrjen e biopsisë në Tiranë, çka është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ ku të gjitha propozimet jashtë QKUK-së jepen përmes kolegjiumit”, ka thënë Janova.

Ai ka bërë të ditur se Telaku poashtu ka fyer drejtorin dhe për këtë ka pasur vërejtje me shkrim dhe me gojë në disa raste më herët.

Për Telakun poashtu janë ankuar edhe mjekët specialistë, për ofendime dhe pengim në procesin e punës.

“Ka qenë një letër e nënshkruar nga 8 specialistë ku kanë kërkuar të ndërmerren masa ndaj tij për shkak të pengimit në punë dhe ofendimeve që iu ka bërë”, ka bërë të ditur Janova.

Ai ka shtuar se vendimi për suspendim do të hyjë në fuqi pas mbarimit të afatit të ankesave.

Gazeta Shneta ka provuar të kontaktojë me Telakun, por ai nuk i është përgjigjur disa thirrjeve telefonike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjatë gjithë kësaj kohe keni zier gabimisht orizin, ja si duhet përgatitur
Artikulli i rradhës Ja çfarë i bëjnë çorapet e ngushta bebes suaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.