Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Telemjekësia transmetoi ligjëratën nga Fakulteti i Mjekësisë në Harward

Lajme 12/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kombëtare e Telemjekësisë në SHSKUK ka avancuar sistemin teknologjik të transmetimit të video-konferencave vendore por edhe atyre ndërkombëtare.

Pas investimeve të realizuara nga SHSKUK dhe MSH, në këtë qendër është finalizuar faza e parë e projektit “Avancimi i Sistemeve të Telemjekësisë” ku është bërë instalimi i sistemit të videokamerave dhe sistemit të zërimit në amfiteatrin e QKT-së në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo qendër ka bërë të ditur se sistemet tashmë janë plotësisht funksionale dhe ligjërata e parë e cila është transmetuar me anë të këtyre sistemeve ka qenë nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin i Harwardit ku imazhi dhe zëri ishin të kualitetit shumë të lartë dhe ofronin një përvojë krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim deri tani.

Njoftimi i plotë nga QKT:

Në kuadër të projekteve kapitale të financuara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar dhe Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës me sukses ka finalizuar fazën e parë të implementimit të projektit “Avancimi i Sistemeve të Telemjekësisë”.

Në këtë fazë është bërë instalimi i sistemit për videokonferenca dhe sistemit të zërimit në amfiteatrin e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë në Prishtinë.

Poashtu, në këtë fazë është instaluar edhe infrastruktura qëndrore për menaxhimin dhe ruajtjen e videokonferencave si dhe integrimi i infrastrukturës së vjetër në mënyrë që sistemi të vazhdojë të funksionoj edhe me sistemet e vjetra deri sa të përfundoj faza e dytë e këtij projekti dhe të gjitha sistemet e vjetra në qendrat rajonale të telemjekësisë të zëvendësohen me ato të reja.

Në fazën e dytë, përveç qendrave ekzistuese do të shtohen edhe dy qendra tjera rajonale, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj dhe ai në Vushtrri, duke kompletuar kështu integrimin e sistemit sekondar me atë terciar/universitar.

Sistemi mobil i videokonferencave është kompletuar dhe funksionalizuar plotësisht dhe tani mund të përdoret qoftë për qëllime edukimi apo edhe transmetim nga ambiente të ndryshme si salla operacioni.

Amfiteatri është pajisur me sistem videokonferencash me kualitet të lartë të imazhit dhe zërit, monitor dhe projektor për të shfaqur në të njëjtën kohë prezencën lokale, atë në distancë dhe prezantimet.

Serverët e infrastrukturës qendrore janë instaluar dhe konfiguruar në dhomën e serverëve. Gjithashtu, për t’u përshtatur me specifikat e sistemeve të reja, në bashkëpunim me ofruesin e shërbimeve të internetit dhe VPN-it janë bërë konfigurimet dhe përshtatjet e nevojshme të rrjetit.

Instalimet fizike si dhe konfigurimet janë bërë me një nivel të lartë profesionalizmi duke ruajtur njëkohësisht edhe estetikën e hapësirave në të cilat janë kryer këto instalime.

Pas përfundimit të instalimeve dhe konfigurimeve është bërë trajnimi i stafit të IT-së në përdorimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve. Këto trajnime dhe konsultime shtesë po vazhdojnë në varësi të identifikimit të ndonjë problemi të mundshëm.

Sistemet tashmë janë plotësisht funksionale dhe ligjërata e parë e cila është transmetuar me anë të këtyre sistemeve ka qenë nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin i Harwardit ku imazhi dhe zëri ishin të kualitetit shumë të lartë dhe ofronin një përvojë krejtësisht ndryshe nga ajo që kishim deri tani.

Artikulli paraprakZyrtare: Në Urologji nis puna me programin operativ dhe në ambulantë
Artikulli i rradhës Si nëna – si të bijat, fotografitë që duhet t’i shohin të gjitha nënat që kanë vajza

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.