Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat e larta, deri në 400 pacientë brenda 24 orëve po i trajton QKMF-ja në Prishtinë

Lajme 19/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
QKMF-ja e Prishtines
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur javën e fundit.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë brenda 24 orëve po trajtohen deri në 400 raste.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, doktoresha e kësaj qendre, Drita Peqani.

Ajo ka treguar se në shtimin e rasteve po ndikojnë temperaturat e larta.

“Numri i pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është rritur javën e fundit për shkak të temperaturave të larta që po dominojnë. Brenda 24 orëve në qendrën e mjekësisë ku unë punojë, numri i pacientëve arrin 300-400 e shpeshherë edhe më i lartë”, tha ajo për Front Online.

Ky numër i lartë i pacientëve, sipas Peqanit, ka ardhur si pasojë e ndryshimit të temperaturave, jashtë dhe brenda.

“Ndryshimi i temperaturës nga jashtë në brenda ku jemi me kondicionerë, kështu që kjo vjen për shkak të temperaturave të larta”, tha ajo.

Peqani thotë se personat me imunitet të dobët janë më së shumti të prekur nga kjo ftohje.

“Të prekur janë personat me imunitet më të dobësuar, me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, moshat e shtyra e kështu me radhë”, deklaroi për Front Online doktoresha Peqani.

Anipse numri i lartë i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, Peqani thotë se nuk kanë mungesë të stafit dhe se menaxhimi është i mirë.

“Ka kapacitete, menaxhimi është i mirë, kështu që po arrijmë me menaxhu shumë mirë edhe përkundër rritjes së numrit të pacientëve”, tha ajo për Front Online.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Nga ky institut kanë bërë apel që gjatë këtyre ditëve të nxehta të iu shmangen rrezeve të diellit.

“Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara. Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit, nga ora 10-17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Artikulli paraprakInflamacioni në barrierën mbrojtëse të trurit mund të kontribuojë në MS
Artikulli i rradhës Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.