Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat e larta në Kosovë, mjekët: Të shmanget piku i ditës, dieta shumë e rëndësishme

Lajme 15/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në këto ditë vape, mjekët u sugjerojnë qytetarëve kujdes të shtuar, sidomos në pikun e ditës.

Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, Rushit Ismajli, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në dukje se pas një maji të ftohtë, ngritja e menjëhershme e temperaturave në qershor ka shkaktuar vështirësi në përshtatjen e qytetarëve.

“Kaluam prej një periudhe që e kishim me temperatura shumë të ulëta. Maji ka qenë me temperatura të ulëta, pastaj në qershor përnjëherë temperaturat u ngritën. Ka pasur vështirësi në përshtatjen e njerëzve me këto temperatura dhe menjëherë shohim se disa persona vetëm se janë djegur. Ajo çka duhet të bëjnë kujdes është që në radhë të parë të shmangin pikun e ditës nga ora 10:00 deri 17:00, sepse në këtë kohë temperaturat janë të larta,. Mund të shkaktohet dehidrim, djegie e lëkurës, që është rrezik për kancerin e lëkurës”, tha Ismajli.

Ismajli rekomandon konsumimin e të së paku dy litrave ujë në ditë dhe një dietë të shëndetshme me pemë dhe perime të freskëta.

“Ajo çka do t’i këshilloj qytetarët, të gjitha grupmoshat, veçanërisht gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, që përpos të mos dalin në mesin e ditës, të konsumojnë sasinë e mjaftueshme të ujit, së paku dy litra në ditë Pritet që temperaturat të rriten. Ajo çka ne rekomandojmë është që të kujdesen që të shmangin temperaturat e larta. Kemi pasur raste, por i kemi menaxhuar dhe i kemi këshilluar të mbajnë veshje me ngjyra të të çelëta dhe të lehtë si dhe të mbajnë kapela”, shtoi ai.

Mjeku Ismajli vë theksin edhe te dieta.

“Dieta është shumë e rëndësishme. Kryesisht duhet të jetë një dietë e shëndetshme dhe të hanë ushqime të freskëta: pemë dhe perime. Perimet të lahen në ujë të rrjedhshëm. E njëjta gjë edhe me pemët. Të mos konsumojnë sasi të tepërta të kripës, të yndyrës, sheqerit, po ashtu edhe brumërat. Të mos hanë aty ku ka ushqime të shpejta, sandviça, hamburgerë, qebapa etj”, tha për EO, Ismajli.

Artikulli paraprakAs në tentimin e 32-të nuk u arrit konstituimi i Kuvendit
Artikulli i rradhës Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.