Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme. Me kalimin e ditës, vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi që në disa zona të ketë reshje shiu të shoqëruara me vetëtima.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të variojnë nga 13 deri në 33 gradë Celsius.
“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat ne pjesën e dytë parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13-17°C; Temperaturat maksimale: 29-33C; Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.



