Tetë qytetarë serbë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë kryer shërbimin e stentimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kadriologu invaziv Dr. Daut Gorani, ka treguar për Gazetën Shneta se ai dhe kolegët e tij kanë realizuar koronarografinë dhe stentimin e tetë qytetarëve serbë.
“Kohët e fundit është rikthyer besimi i qytetarëve të komunitetit serbë në institucionet shëndetësore të Kosovës. Tetë pacientë të këtij komuniteti i kemi pasur pacientë në klinikën tonë, të cilëve iu kemi kryer shërbimin e koronarografisë dhe stentimit. Pacientët serbë dhe kolegët serbë janë shumë mirënjohës qe u kemi shpëtuar jetën pacientëve shumë të rëndë”, ka deklaruar Gorani.
Nga këta tetë pacientë, katër prej tyre janë punuar nga Gorani. Ai ka treguar se pacientët janë të moshave të ndryshme dhe stentimi është kryer me sukses në të gjitha rastet. /Gazeta Shneta/