Gjatë 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar tetë raste pozitive me coronavirus nga 253 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se 14 qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me coronavirus.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 69 doza të vaksinave anti-COVID, përderisa nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Aktualisht në nivel vendi janë 46 raste aktive me COVID-19./Gazeta Shneta




